Supergoli i Arsid Krujës i jep barazimin durrsakëve. Egnatia-Teuta, 1-1

Egnatia nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 përballë Teutës në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të “Abissnet Superiore” që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH2.

Për herë të parë në “Arena Egnatia” u luajt me drita, në një sfidë që u zhbllokua në minutën e 23-të nga Ujka, që mori dhe konfirmimin e VAR pas protestave të durrsakëve për një faull gjatë aksionit. Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe bregdetarët arritën të vendosin barazpeshën me Krujën dhe pikërisht në minutën e 27-të.

Barazim 1-1, rezultat që mbeti në fuqi deri në sinjalizimin e fundit të gjyqtarit. Egnatia mbetet në vend të parë me 49 pikë, ndërsa Teuta me 28 pikë renditet në vendin e 8-të.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu