Tuesday, November 26, 2024

Superiore-Analiza e Shkëlqim Muçës. Vllaznia nuk më pëlqeu me Partizanin!

Lexo

Ndeshjet e javës së tretë të Abissnet Superiore, dhe të një pjese të javës së katërt, përfshirë edhe pragndeshjet e së martës ku luan edhe Vllaznia, ishin në fokus të analizës së specialistit të futbollit Shkëlqim Muça. Duke folur, si çdo të hënë në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH, Muça u ndal edhe tek Vllaznia. “Vllaznia nuk më pëlqeu me Partizanin, luajti shumë ngadalë. Trajneri duhej të ishte treguar më i guximshëm kur kishte një lojtar më shumë. Mendoj se Laçi është më i avantazhuar në këtë sfidë. Laçi më bëri përshtypje, ndryshe nga ndeshja e parë, shumë më i kompletuar. Edhe trajneri ka energji, ka dëshirë”, theksoi Muça.

Duke folur në përgjithësi për kategorinë Superiore, Muça u shpreh: “Në formë nuk ka asnjë skuadër, të gjitha janë në ndërtim e sipër. Por ekipet që janë më cinike po marrin pikë, sidomos ato që kanë qenë në aktivitet në kupat e Europës”.

Paqartësia e Partizanit, barazimi me Egnatian – “Skuadrat që kanë qenë në Europë janë një hap para të tjerave. Partizani dhe Egnatia, dy skuadra që kishin mundësitë e veta. Mendoj se ishte një ndeshje e barabartë. Egnatia është skuadër më e kompletuar, trajneri i ka idetë e qarta. Ndërkohë, te Partizani nuk ka ide të qarta, ka shumë lëvizje të lojtarëve. Këto lëvizje mendoj se bëjnë që skuadra të mos jetë e qartë, të jetë konfuze. Akoma nuk mund të themi që kjo është pamja e ekipit. Çdo trajner ka një ide, një skuadër, çdo rol të dubluar, nuk mund të bësh lëvizje të tilla: një mbrojtës ta aktivizosh në mesfushë. Mendoj se Partizani është i paqartë. Duamena? Është një lojtar që jep maksimumin në qendër të sulmit. E bën mirë punën e tij në çdo pozicion, por në qendër jep maksimumin”.

Fitorja e Tiranës në Kukës – “Tirana nuk e kishte të lehtë edhe për faktin se fusha nuk ishte ideale, por ia doli. Fillimi ishte e ngadaltë, më pas rriti presionin. Tirana nuk ishte në formën më të mirë, sulmuesit duket se nuk kanë një kimi të mirë mes tyre, prandaj nuk ka shumë raste. Por ka shumë cilësi brenda. Kukësi është në ditë të hallit, lojtarët duket se duan të japin maksimumin, por kanë pësuar goditje psikologjike. Hallaçi duhet të ishte aty, më mirë se ai nuk mund ta bëjë dikush tjetër në këto kushte”.

Dinamo rrezikon – “Me atë grup lojtarësh që ka, Dinamo po bën maksimumin, është ndërtuar vonë si skuadër. Me këtë grup lojtarësh është në atë pozicion që duhet të jetë. Nëse nuk bën ndryshime në merkaton e janarit, atëherë rrezikon shumë, momentalisht është në grupin e dytë të skuadrave”.

Teuta-Skënderbeu –  “Me Tiranën durrsakët luajtën mirë, por me Laçin pastaj

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img