Dinamo-Skënderbeu 2-1(Shënues: Zabërgja 6’, Mandela 90’/Rashica 54’(p)
Ndonëse ka kaluar në avantazh, që në minutën e gjashtë me anë të Zabërgjës, ka vuajtur shumë për të siguruar fitoren tre pikëshe në përballjen me Skënderbeun.
Ndeshja e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” ka qënë shumë e dyluftuar, kjo edhe për faktin se korçarëet arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 54’ me anë të Rashicës, i cili shndërroi në gol një penallti të dhënë në favor të skuadrës së tij.
Minutat pas barazimit 1 me 1 u shoqëruan me raste në të dy portat respektive, por askush nuk dukej se kishte saktësinë për të çuar topin në rrjetë. Megjithatë në minutën e 90, pas një pavëmendje në prapavijën korçarë, Mandela i cili kishte qenë në hije gjatë ndeshjes, lëshoi një goditje të pakapshme për portierin Alia, duke siguruar fitoren 2-1 të Dinamos.
NJë fitore që në kampin dinamovit festohet në dy planet, edhe për pikët shumë të vleshme të Dinamos, por në të njëtën kohë edhe për fitoren e parë që trajneri i ardhur nga Ballkani, Ilir Daja realizon fitoren e parë të tij në pankinën dinamovite pas atij barazimi 2-2 të javës së kaluar në derbin me Partizanin.