Java e 18-të e kampionatit “Abisnet Superiore” që përkon me javën e fundit të futbollit në këtë kategori për vitin 2025 do të zhvillohet nesër dhe pasnesër.

Nesër do të luhen dy ndeshje mjaftë të rëndësishme.
Teuta pret Egnatian në stadiumin “Niko Dovana”,ndërsa Partizani do të përballet me Dinamon në “Arena e Demave”,të dyja sfidat do të luhen në orën 18:00.
Ndërkohë të mërkurën do të zhvillohen tre përballjet e tjera.
Vora-Bylis do të luhet në orën 13:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Dy ndeshjet e tjera do të zhvillohen në orën 16:30.
Sfida Vllaznia-Flamurtari do të zhvillohet në “Loro Boriçi”,ndërsa Tirana do të luaj në transfertë kundër Elbasanit në “Elbasan Arena”.
Të martën
Teuta-Egnatia(18:00)
Partizani-Dinamo(18:00)
Të mërkurën
Vora-Bylis(13:30)
Vllaznia-Flamurtari(16:30)
Elbasani-Tirana(16:30)
Fatos LAMAJ



