Kategoria Superiore e futbollit shqiptar vijon rrugëtimin e saj këtë javë me ndeshjet e 19-të. Sektori i garave pranë Fedetatës Shqiptare të Futbollit ka planifikuar që kjo javë të luhet në dy ditë, e premte dhe e shtunë, ditë këto që korespondojnë me datat 12 dhe 13 shkurt. Që do të thotë se e diela e 14 shkurtit,që është edhe dita e të dashuruarve i është lënë në dispozicion futbollistëve dhe stafeve përkatëse për ta shijuar në mënyrën më të mirë. Natyrisht, më gëzueshëm do ta kalojnë ato që do t’i kalojnë ndeshjet me rezultate positive, sepse kështu, natyrshëm shijon edhe më shumë.
Teuta-Skenderbeu, është çifti i parë që hap javën e 19-të, ndeshje kjo që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” duke filluar nga ora 18.00. Me një Teutë që vjen pas fitores minimale të javës së kaluar me Apoloninë dhe që kërkon të ndjekë Vllazninë dhe Partizanin që janë sipër saj në renditje.
Më pas, e shtuna vjen me 4 duelet e tjera të ditës së shtunë, tre të parat, Tirana-Kukësi, Bylis-Laçi dhe Kastrioti-Partizani me start në të njëjtën orë, 14.00, ndërsa çifti i pestë dhe fundit që mbyllë javën e 19-të, Vllaznia-Apolonia në orën 17.00.
Në “Selman Stermasi”, bardheblutë do të kërkojnë ecurinë pozitive, tashmë edhe një Sefer që duket i zhbllokuar me golin dhe Kukësin që do të këkojë të rikuperojë pikët e humbur në “Loro Boriçi” me Kastriotin.
Ballshiotët luajnë përsëri brenda, ku një fitore ndaj Laçitnë “Adush Muça” mund ta sfumojë paksa humbjen e javës së kaluar në shtëpi me të kuqtë. Ndërkohë, që miqtë e drejtuar nga Shpëtim Duro do të kërkojnë rikonfirmimin e asaj çfar bënjë në javën e 18-të teksa munden në transfertë Vllazninë kryesuese.
Stadiumi i Kamzës do të provojë emocionet e sfidës, Kastrioti-Partizani, dy skuadrave që vijnë nga fitoret në transfertë, krutanët me Kukësin dhe të kuqtë me ballshiotët. Vendasit me synime fitoreje për t’iu bashkangjitur grupit të skuadrave të zonës europiane dhe Partizani, tashmë me objektivat e deklaruara për të kapur Vllazninë në krye.
Vllaznia luan përsëri brenda edhe këtë javë, duke pritur Apoloninë, që në pamje të parë konsiderohet ndeshje e lehtë, por që në kampin kuqeblu ka mobilizim maksimal për ta kaluar me sukses këtë ndeshje. Fitorja është detyrim për Vllazninë, sidomos pas luhatjes në 3 ndeshjet e fundit ku me dy barazime me Kastriotin dhe Partizanin dhe humbje me Laçin, i mungojnë 7 pikë në renditje. Nga ana tjetër, ndonëse vjen pas humbjes në Durrës, Apolonia e transformuar tërësisht nga drejtimi i italianit Kamarata në pankinë, mbetet gjithmonë një rrezik serioz për ato skuadra që nuk e marrin seriozisht me të.
TË PREMTEN
TEUTA-SKËNDERBEU 18:00
TË SHTUNËN
TIRANA-KUKËSI 14:00
BYLISI-LAÇI 14:00
KASTRIOTI-PARTIZANI 14:00
VLLAZNIA-APOLONIA 17:00