Laçi-Partizani 1-1(Shënues: Ballhysa 85’/Zeka 85’)
Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes kurbinasve dhe të kuqve, e vlefshme për javën e pestë të “Abissnet Superiore”. Ishte një sfidë e luftuar ,ku nuk mungoi as tensioni. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura,ndërsa e dyta ishte ndryshe.
Pjesa e dytë është ndryshe mnga e para, me gola dhe ngjarje që shoqëruan takimin. Në minutën e 69-të, ndeshja u ndërpre për rreth 6 minuta, pasi një nga pjesëtarët e Partizanit u godit me sende të forta nga tribuna.
Ndeshja rinisi në minutën e 75-të, ndërsa 5 minuta më vonë të kuqtë gjetën golin e avantazhit. Agim Zeka shënoi për miqtë. Ishte një sulm nga e djathta me Binsuka, me finalizimin e Zekës, për një 0-1.
Por avantazhi i Partizanit zgjati vetëm pesë minuta pasi Ballhysa vendosi barazpeshëm me një asistim të Prodanit, për një 1-1 që është dhe rezultati përfundimtarë i kësaj sfide.
Ky rezultat nuk ndryshoi deri në fund, me ekipet që u kënaqën me barazimin. Partizani mban vendin e tretë në renditje me 8 pikë, ndërsa Laçi renditet i fundit me 3 pikë.
Fatos LAMAJ