Sunday, November 24, 2024

Superiore Java e Tretë/Vllaznia shumë pranë fitores, barazon me Partizanin, por edhe mund të humbiste

Lexo

Partizani-Vllaznia 1:1 (Shënues: 88′ Rrapaj / 4′ Da Silva)

E diel, 26 shtator 2021, 0ra 19.45, stadium “Elbasan Arena”

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Musta, Gligorov(Sota 68’), Shehi, H. Marku(A. Marku 68’), Mala(Filipoviç 78’), Kaçe, Cara, Kardozo(Rrapaj 78’), Stenio Zhunior. Trajner: Ilir Daja.

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Hakaj, Kruja, Krymi, Jonuzi, Da Silva, Heriç, Latifi(Gjurgjeviç 69’), Aralica(Çoba 83’). Trajner: Thomas Brdariç.

GJYQTARË: Andi Koçi (Durrës), Rejdi Avdo (Tiranë), Erind Burgu (Fushë-Krujë)

VAR: Eldorjan Hamiti (Lezhë), AVAR: Neril Bregasi (Tiranë)

Një Vllazni me dy fytyra ishte kjo që u pa sonte në stadiumin në “Elbasan Arena” për sfidën e javës së tretë të kategorisë Superiore. Një pjesë e parë më e mirë për kuqeblutë, shënoi në të katërtën minutë golin e avantazhit, ndërkohë që në të dytën lëshon shumë terren duke i dhënë mundësi Partizanit, jo vetëm të barazojë, por me presionin dhe rastet e krijuara edhe mund të fitonte.

Referuar asaj që u pa në fushën e lojës, duhet thënë se Vllaznia ishte me shumë fat që nuk pësoi në minutën e dytë me një rast flagrant të Zhunior. Dhe, kur mund të ishte në disavantazh e shikon veten pas dy minutash në avantazh falë ai veprimi individual mjeshtror të Latifit në fundore që i jep mundësi Da Silvës ta dërgojë topin në rrjetë. Goli i avantazhit i jep moralin e duhur skuadrës, e cila vazhdon të luajë përgjithësisht mirë në 45 minutat e para, të cilat i mbyllë me fitore 1 me 0.

Pas pushimit mes dy pjesëve, fusha e lojës evidenton një Vllazni krejt tjetër nga ajo e së parës. Ideja për të ruajtur dhe administruar avantazhin, por më tepër edhe nga rritja e dukshme e lojës së Partizanit bën që kuqeblutë të shfaqen të tërhequr në gjysëmfushën e tyre. Dy lëvizjet e dyfishta nga stopi të trajnerit Daja i japin edhe më shumë forcë Partizanit, i cili vazhdon të ngulmoj në kërkim të golit të barazimit. Në dy momente është Adili si dhe portjeri Zogoviç që evitojnë gola të sigurtë në portën e tyre. Por, në të 88-tën nuk mundin të frenojnë Rrapajn, i cili i ardhur nga stoli tund rrjetën kuqeblu.

Barazimi 1 me 1 kur kishin mbetur edhe kishin mbetur edhe 2 minuta kohë e rregullt dhe 4 të tjera shtesë i jep akoma më shumë dramacitet takimit. Partizani kërkon të shfrytëzojë entuziasmin e golit të barazimit dhe lëshohet i tëri në sulm për të dytion, që në fakt edhe i afrohet jo pak. Nga ana tjetër edhe Vllaznia reagon në këto minuta të mbetura, por nuk ka më tepër kohë për asnjërën prej skuadrave, të cilat pajtohen me barazimin, që në një farë mënyre, ashtu si shkoi loja, ishte i drejtë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img