Java e 10 e “Abissnet Superiore” u mbyll me dy sfidat e fundit, Egnatia – Vllaznia dhe Vora – Partizani.
Në “Egnatia Arena”, supersfida e javës Egnatia – Vllaznia përfundoi në barazim 2-2. Edhe ndeshja tjetër, Vora – Partizani, në “Arenën e Demave”, nuk pati fitues, pasi u mbyll 0-0.
Me të njëjtin rezultat 0-0 u mbyll edhe sfida Dinamo City – Teuta.
AF Elbasani mposhti në transfertë Flamurtarin me rezultatin minimal 1-0. Goli i Xhonatan Lajthisë vendosi fatin e këtij takimi.
Bylis mori fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi mposhti Tiranën 2-0 në “Selman Stërmasi”.
Pas përfundimit të javës së 10-të, Vllaznia vazhdon në krye me 20 pikë, po aq sa Elbasani i vendit të dytë. Egnatia dhe Dinamo, në vend të tretë dhe të katërt me 19 dhe 18 pikë. Mbyllin renditjen Tirana dhe Flamurtari m e 6 dhe 5 pikë.



