Monday, September 1, 2025

Superiore-Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së dytë. Asnjë pjesëtar nga Vllaznia

Lexo

Java e dytë e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll mbrëmjen e së dielës me sfidën Dinamo City – Vllaznia, që përfundoi me fitoren 3-1 të dinamovitëve. Pas përfundimit të ndeshjeve, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur edhe formacionin më të spikatur të javës, në skemën 4-2-3-1.

Paraqitja zhgënjyese e kuqebluve në sfidën me Dinamon ka ndikuar që asnjë pjesëtar i Vllaznisë të mos jetë në këtë listë.

Në portë spikati këtë javë gardiani i Egnatias, Mario Dajsinani. Dyshen e qendrës së mbrojtjes e përbëjnë titullarët e Dinamo City-t, Naser Aliji dhe Ledio Beqja, ndërsa në krahë janë vendosur David Atanaskoski i Partizanit dhe Henri Zuna i Vorës.

Para mbrojtjes rreshtohen Bakary Goudiaby (Dinamo City) dhe Xhoele Macolli (Teuta), ndërsa në mbështetje të sulmit janë lojtarët Bernard Karrica (Vora), Martins De Souza Ëallisson (Bylis) dhe Ibrahima Sory Diallo (Elbasan).

Sakaq, në majën e sulmit spikati sulmuesi i Flamurtarit, Erald Maksuti.

Trajneri i javës është shpallur Arjan Bellaj, pas fitores 3-1 që skuadra e tij, Vora, arriti ndaj Tiranës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img