Tuesday, January 20, 2026

Superiore-Sot, dy duelet e Javës së Katërt: Egnatia-Tirana(19:00) dhe Partizani-Elbasani(19:00)

Lexo

- Reklamë -spot_img

Egnatia-Tirana dhe Partizani-Elbasani, janë dy duelet e para që hapin javën e katërt të Kategorisë Abissnet Superiore.

Që të dyja ndeshjet, të cila janë planifikuar të nisin në orën 19:00, paraqesin interes të madh, pasinisur nga emrat që kanë, në fushë janë katër skuadra që konsiderohen pretendente për titull.

Në stadiumin “Arena Egnatia” djemtë e drejtuar nga trajneri Edlir Tetova viojnë pas një fitore të rëndësishme transfertë dhe duke qënë para tifozërisë së tyre të zjarrtë do të kërkojnë të regjistrojnë një tjetër fitore tre pikë për të lënë pas atë imazh jot ë mirë që paraqitën në javën e parë teksa u mundën pastër nga Vllaznia në “Loro Boriçi.

Por, pikë kërkon edhe Tirana, që pas një nisje jo të mirë ka nisur të jap shenjat e një rritje në lojën e saj, dhe pse fitoren e parë në këtë fillim sezoni mund ta ketë rezervuar në Rrogozhinë.

Ndërsa, dueli tjetër, ai që do të luhet në shtëpinë e Partizanit, “Arena e Demave”, e cili në gjuhën sportive, mund të konsiderohet një “ndeshje hekrash”. Për të kuqtë që vijnë pas humbjes së thellë në Shkodër, fitorja është detyrim, ndërkohë që një gjë të tillë e kërkon edhe Elbasani, me një start admirues të këtij sezoni.

Kalendari i ndeshjeve të Javës së 4-Abissnet Superiore

Sot, ora 19:00

Egnatia-Tirana

Partizani-Elbasani

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img