Saturday, October 25, 2025

Superiore-Sot, dy sfidat e fundit të javës së tetë: Partizani-Egnatia ora 17:00, Teuta-Flamurtari ora 17:00

Lexo

- Reklamë -spot_img

E nisur dje me tre sfidat e para: Vora – Dinamo(0-2), Elbasani – Bylis(2-1) dhe Vllaznia – Tirana(3-1), java e tetë e Abissnet Superiore vijon sot me dy ndeshje të tjera po aq interesante.

Kështu vëmendja do të jetë në Tiranë dhe Durrës. Në “Arenën e Demave” do të sfidohen mes tyre Partizani dhe Egnatia. Të kuqtë pas fitores me Flamurtarin do të synojnë një tjetër tre pikësh ndaj rrogozhinasve,ndërkohë këto të fundit tentojnë fitoren dhe vazhdimësinë për të mbajtur hapin e Vllaznisë kryesuese.

Ndërkohë në “Niko Dovana” do të përballen Teuta dhe Flamurtari. Durrsakët do të synojnë fitoren në shtëpi përballë vlonjatëve,teksa skuadrat do të luajnë të gjitha kartat e mundshme  për tre pikët.

Kalendari i ndeshjeve të Javës së 8-të Abissnet Superiore

Dje  24 tetor 2025

Vora-Dinamo  0-2
Elbasani-Bylis 2-1
Vllaznia-Tirana 3-1

Sot  25.10.2025

Partizani-Egnatia ora 17:00
Teuta-Flamurtari ora 17:00

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img