Teuta dhe Dinamo, do të luajnë sot në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit ndeshjen e prapambetur të javës së parë të Abissnet Superiore. Takimi, i cili pritet të jetë shumë luftarak, me dy skuadrat që kanë objektiv fitoren, nis në orën 15:00.
Ndërkohë, kategoria Abissnet Superiore vijon në fundjavë me ndeshjet e javës së katërt, ku ekipet do të zbresin në fushë të shtunën dhe të dielën.
Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshje dhe gjithë vëmendja do të jetë në Rrogozhinë dhe Tiranë.
Në “Egnatia Arena” përplasin brirët mes tyre Egnatia dhe Tirana, takim që është parashikuar të startoj në orën 19:00.
Paralelisht do të luhet edhe dueli mes Partizanit dhe Elbasanit në “Arenën e Demave”.
Ndërkohë të dielën do të sfidohen mes tyre Vora-Flamurtari në orën 16:00, duel që do të luhet në Laç.
Në orën 19:00 do të startojnë paralelisht Dinamo-Bylis në “Elbasan Arena” dhe Teuta-Vllaznia në “Niko Dovana”.
Kalendari i javës së 4-të Abissnet Supertiore
Të shtunën
Egnatia-Tirana(19:00)
Partizani-Elbasani(19:00)
Të dielën
Vora-Flamurtari(16:00)
Teuta-Vllaznia(19:00)
Dinamo-Bylis(19:00)
Fatos LAMAJ