E planifikuar të luhet në tre ditë, java e 27-të e Kategorisë Superiore filloi dje me dy çiftet, Kukësi-Tirana dhe Dinamo-Egnatia, vijon sot me ballafaqimin Teuta-Skënderbeu dhe mbyllet të hënën me dy ndeshje shumë të rëndësishme, Vllaznia-Kastrioti dhe Partizani-Laçi.
Me barazimin 0-0 të takimit të parë, Kukësi-Tirana, dy skuadrat qëndruan në pozicionet e tyre, me bardheblutë që vijojnë marshimin drejt titullit dhe Kukësin e vendit të tretë, por që kërcënohet nga Vllaznia dhe disi më larg edhe nga Partizani për t’i marrë “bileten” europiane.
Ndërkohë, në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”, fitorja e rrogozhinasve forcoi pozitat e Egnatias për qëndrimin në Superiore, ndërkohë që për dibamovitet rëndohen jashtë mase situtat e mbijeteses.
Java e 27-të e Superiores vijon sot me vetëm një takim, atë që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”, në mes Teutës vendase e pozicionuar në mesin e tabelës së klasifikimit dhe Skënderbeut mysafir që kërkon patjetër pikët e mbijetesës.
Dy takimet e fundit të kësaj jave do të luhen të hënën, kun ë “Loro Boriçi”, Vllaznia pret Kastriotin dhe Partizani luan në “Elbasan Arena” me Laçin. Që të dy takimet fillojnë në orën 17:45. Sifda e Shkodrës, luhet me objektiva të ndryshme, kuqeblutë për zonën Europiane dhe krutanët për mbijetese, ndërkohë që në takimin tjetër, kurbinasit kërkojnë të mbëjnë vendin e dytë në renditje dhe Partizani, që nga vendi i pesë ku është synon të kapë treshen e parë.
Ndeshjet e Javës së 27-të të Kategorisë Superiore
E SHTUNË: Kukësi-Tirana 0-0, Dinamo-Egnatia 0-2
E DIEL
Teuta-Skënderbeu 16:45
E HËNË
Vllaznia-Kastrioti 16:45, Partizani-Laçi 16:45