Prononcimii trajnerit Aleksandës Veselinoviç, pas barazimit 1-1 ndaj Laçit
“Çdo ndeshje ka specifikat e veta, por fillimisht duhet të falënderoj lojtarët për impenjimin. Fusha nuk ishte e cilësisë më të mirë. Dua të uroj kundërshtarin për luftën dhe u kisha thënë djemve që na pret një ndeshje e vështirë. Mendoj që në vlerësimin tim kundërshtari ka paraqitje shumë më të mira se sa ka pikë në ndeshjet e para. Nuk është vetëm dëshira jonë, por është detyrim të marrim tre pikët në çdo ndeshje. Nuk e kemi arritur, pritet që të analizojmë pse nuk ia kemi arritur dhe të përmirësohemi.
Ndeshja ka specifikat e veta, ne deri në atë minutë kishim bërë tre zëvendësime, ndërsa sot në atë minutë bëmë të parin. Objektivi ishte të ishim kompakt gjatë gjithë ndeshjes, se kështu ishin objektivat e sfidës. Me këto ndërrime donim të rritnim freskinë në zona të caktuar të fushës dhe ia dolëm se gjetëm golin. Normalisht sa u përket ndërrimeve, kështu e kemi parë, kështu ishin specifikat e ndeshjeve dhe në ndeshjet e tjera do të ketë gjëra të ndryshme.
Nuk ka rëndësi sistemi, sa kanë detyrat. Nëse analizoni me kujdes, kemi luajtur me tre sisteme të ndryshme, në varësi të pozicionit të topit kishte vendosje të ndryshme.
I lumtur me këtë paraqitje? Duke marrë parasysh nga ajo që mësohet në proceset e licencimit për trajner, unë mbaj mend pak nga ajo që ka ndodhur nga ndeshja dhe do ishte joserioze të përgjigjem në këto momente. Nuk po kundërshtoj, por duke pasur parasysh që jam në ndeshje dhe duhet të marr parasysh shumë faktorë, po them për momentin që nuk jam i përgatitur për këtë lloj pyetje. Nuk është mungesë respekti. Ky është vendi i 8 ku punoj e jetoj si njeri i përgjegjshëm dhe i qëndroj pas çdo vendimi që marr dhe respektoj këdo që jam përballë”, tha Veselinoviç për RTSH pas ndeshjes.