Teuta-Vllaznia 86-68
(22-22, 28-20, 20-13, 16-13)
Teuta: Gorea, Core, Bruce, F. Lilaj, Peterson, Cashman, Beich, Ndreca, R. Lulaj. Trajner: Melzin Lazimi
Vllaznia: Tomer, Rakaj, Shestani, Butler, Coper/ Dobbs, Memça, Gjeçaj, Kruja. Trajner: Damian Bekteshi
Vllaznia dhe Teuta, dy javë më parë u ndeshën në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për ndeshjen e prapambetur të Kampionatit Kombëtar të Superligës në basketboll për meshkuj. Ndeshje, ajo që u pat fituar nga skuadra shkodrane me rezultatin 77-70.
Ndërkohë, këto dy skuadra, të cilat eleminuan në gjysëmfinale Tiranën dhe Kamza Basket, mbrëmjen e së shtunës janë ndeshur në finalen e parë të fazës Pla Play.
Takimi i zhvilluar në pallatin e sportit, “Ramazan Njala” ka përfunduar me fitoren e thellë dhe të nskuadrës durrsake me rezultatin 86-68.
Një ndeshje kjo, ku vetëm perioda e parë ka pasur rivalitet dhe luftë të fortë sportive, për të cilat flasin vetë shifrat e barabarta, 22-22. Ndërkohë, tre periodat e tjera kanë qënë të skuadrës vendase.
Konkretisht, dhjetë minutat e dyta fitohen nga durrsakët me shifrat 28-20 duke bërë që pjesa e parë e kësaj ndeshje të fitohet nga Teuta me rezultatin 50-42.
Ajo që i dha epërsinë e plotë dhe shkëputjen përfundimtare, ishte perioda e tretë, e cila duke u fituar me shifrat 20-13 e çon dierencen në shifrat 70 me 55. Në dhjetë minutat e periodës së fundit, skuadra vendase e drejtuar nga trajneri Melzin Lazimi mban nën kontroll lojën, duke e fituar atë, 16-13, fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin, 86-68. Shënuesi më i mirë i kësaj ndeshje ishte amerikani Kor i durrsakëve më 22 pikë, ndërsa ai dominoi edhe në tabelë me 12 topa të kapur. Pikëshënuesi më i mirë i Vllaznisë ishte amerikani Dobs, me 20 pikë.
Tashmë nga Durrësi, finalja e Pla-Off-it do të spostohet në Shkodër për finale e dytë, ku skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi, do të kërkojë fitoren në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi”, në mënyrë që rezultati të barazohet në 1 me 1. Ndërkohë, që sipas rregullores së Federatës Shqiptare të Basketbollit, skuadra që arrin të fitojë tre finale, shpallet kampione e Shqipërisë.