Superliga e Volejbollit Femra-Vllaznia humb edhe gjysëmfinalen e dytë me Partizanin dhe eleminohet në Play Off

Vllaznia-Partizani  0-3

(21-25, 13-25, 21-25)

Me dy fitore radhazi, e para në Tiranë dhe e dyta në Shkodër, Partizani është kualifikuar në finalen e fazës Play Off të Superligës së volejbollit shqiptar për femra. Një kualifikim për skuadrën e kuqe, që duke ditur diferencat e mëdha që ka në përbërje ndaj Vllaznisë, opinioni ishte i parapërgatitur që në finale do të shkonte skuadra kryeqytetase.

Dhe, realisht ashtu ndodhi, pasi Partizani i fitoi të dyja ndeshjet me të njëjtin rezultat, 3 e 0 në Tiranë dhe 0 me 3 në Shkodër, duke prerë i pari bileten për në finale duke pritur finalistin tjetër që akoma nuk ishte vendosur në duelin tjetër, Tirana-Skënderbeu.

Sa i përket përballjes së dytë gjysëmfinale zhvilluar pasditen e sotme në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të Shkodrës, edhe pse Vllaznia pati përpjekje, sidomos në setin e parë dhe të tretë, Partizani e mbylli me fitore me rezultatin e pastër, 0 me 3.

Sa për kronikë, duhet thënë se seti i parë është mbyllur me rezultatin 21-25 në favor të Partizanit. I dyti ka edhe një dominim edhe më të madh të skuadrës mysafire teksa mbyllet me shifrat 13-25, ndërkohe që duke fituar edhe të tretin 21 me 25, e fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin 1 me 3.

Rezultat ky, që duke i shtuar edhe fitoren e ndeshjes së parë po 3-0, Partizani shkon në finale, që siç u mësua më vonë pas përfundimit të gjysëmfinales tjetër, do të ketë kundërshtar ekipin korçar Skënderbeu.

Ndërkohë, që Partizani shkon në finale, për Vllazninë mbyllet këtu, duke u eleminuar nga faza Play Off. Që do të thotë, se nisur nga ajo që është e vetmja skuadër në kampionatin shqiptar e tëra bio me element shkodran, si dhe me moshën më të re në kampionat, vetëm 17 vjeçare, merr vlerësime pozitive për këtë arritje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu