Friday, November 22, 2024

Superliga mbyll javën e 19-të, kush bën anti-Tiranën?

Lexo

Superliga shqiptare e futbollit luan sot dy ndeshjet e fundit për javën e 19-të. Në 13:45, në Laç dhe Rrogozhinë katër skuadra do diskutojnë mes tyre pikët që janë në lojë. Laçi pret Vllazninë në një duel Evrope, teksa të besuarit e Josës nuk dëshirojnë të mbeten pas kryesuesve të Tiranës, që dje fituan ndaj Skënderbeut.

Në Rrogozhinë, vendasit e Egnatias kanë treguar që janë të fortë si skuadër, teksa presin Kukësin e Longos. Për italianin është koha për reflektim, pas humbjes me poker në përballjen me Tiranën një javë më parë. Të dyja duelet priten të luftuara.

Dy nga skuadrat më të afërta në ndjekje të bardhebluve, Laçi dhe Vllaznia, përballen në një ndeshje direkte, rezultati i së cilës mund të ndikojë edhe në bindjen se janë për titull.

Një përballje mes dy skuadrave solide, Laçi nuk humbet prej 9 ndeshjesh, disfatën e fundit e ka pësuar pikërisht nga kuqeblutë, ndërkohë që Vllaznia nuk mundet prej plot 14 takimesh, edhe pse në bilancin e formacionit shkodran peshojnë më shumë barazime, çka reflektohet edhe në klasifikim, ku distanca më e madhe me Tiranën është një faktor që e çon kahun e peshores së presionit më shumë nga skuadra e Brdaric.

Sot, 13:45 – Superliga:

Laçi – Vllaznia

Egnatia – Kukësi

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img