Superliga shqiptare-Egnatia mposhtet në miqësoren e fundit në Slloveni

Egnatia është mundur 2-1 nga malazezët e Buducnostit në miqësoren e luajtur ditën e sotme në Slloveni. Kasa ka shënuar golin e vetëm të skuadrës rrogozhinase në këtë takim.

Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore e kampionëve të Shqipërisë, që mbyllin fazën përgatitore në Slloveni dhe kthehen në atdhe, pasi në 10 korrik do të luajnë ndeshjen e parë kualifikuese të Champions League kundër boshnjakëve të Borac Banja Luka.

Në dy takimet e mëparshme në Slloveni, Egnatia kishte barazuar përballë Mariborit dhe Ruzomberokut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu