Vllaznia U21-Korabi U21 1-0 (Shënues: Paulo Pjeshka 90+3’)
Vllaznia U21: Shkoza, Xhilaj, Paloka, Pusi, Spahija, Shimaj, Dulaj, Bizi, Pjeshka, Shpuza, Musaraj.(U aktivizuan:Troshani, Osmani, Maliqi, Peku, Bushaj). Trajner Elvis Plori.
Korabi U21: Bara, Marku, Xhafa, Hasa, Dragoj, Cekolli, Kasalla, Tanushi, Talla, Koci, Demaj(U aktivizuan: Pepa, Fusha, Methoxha). Trajner: Donald Mziu
Gjyqtarë: E. Pjetrushaj, R. Vukaj, A. Laska. I katërt K. Bardhoku. Vëzhgues: P. Laçi
Vllaznia U21 e vendit të dytë me 20 pikë dhe Korabi U21 i vendit të prafundit me 9 pikë u ndeshen dje në stadiumin “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës në kuadrin e javës së parë të fazës së tretë.
Vetë pozitat në tabelën e klasifikimit, por edhe kualitetet që spikasin në formacionin shkodran, krijonin bindjen se Vllaznia do ta kishte të lehtë për ta kaluar me sukses këtë ndeshje.
Por, fusha e lojës tregoi të kundërtën, sepse Korabi mysafir është treguar një skuadrër kompakte, që jo vetëm ishte e mobiluar dhe shumë e kujdesshme në prapavijë për të mos pësuar gol, por nga ana tjetër edhe ka gjetur mundësi të sulmojë në portën shkodrane, aty ku si zakonisht portjeri Entoni Shkoza tregohet i vemendshëm për të ruajtur rrjetën e tij të paprekur.
Në ekuilibër të plotë, me rezultatin 0 me 0 mbyllet pjesa e parë. Edhe pse përpjekjet e futbollistëve kuqeblu të drejtuar nga trajneri Elvis Plori, shumëfishuan veprimet sulmuese në kërkim të golit të avantazhit, koha e rregullt prej 90-të minutash mban në fuqi përsëri barazpeshën 0-0.
Arbitrja kryesore Pjetrushaj, pjesë e dinastisë së traditës së këtij sektori të familjes lezhjane, Pjetrushaj, akordon minutat minutat shtesë. Dhe, pikërisht, në të tretën minutë të shtesës, dibranët shkaktojnë faull në dëm të Maliqit. Goditje standarte për Vllazninë në një distancë rret 25 metra diagonal me portën mike, të cilën Paulo Pjeshka e ekzekuton në mënyrën më të mirë duke e dërguar direkt e në rrjetën e portjerit dibran Bara.
1 me 0 për Vllaznië. Pas dy minutave të tjera shtesë, vjen vërshëllima përfundimtare e gjyqtares Pjetrushaj duke fiksuar fitoren e Vllaznisë me rezultatin 1-0. Tre pikë që e mbajnë Vllazninë U21 përkohësisht në vendin e parë të tabelës së klasifikimi me 23 pikë. Nëse kryesuesja Bylis nuk shkon më tepër sesa barazimi, apo humbja në ndeshjen e sotme ndaj Apolonisë, kuqeblutë vijojnë të mbajnë kreun. Ndërkohë, nëse ballshiotët dalin fitues, me tre pikët e marra parakalojnë Vllazninë duke rimarrë vendin e parë në renditje.