Vllaznia U17-Laçi U17 2-0
(Shënues: Xhensil Kapllanaj 43’, Arkel Likaj 78’)
Vllaznia U17: Lekaj, Sylia, Pepnikaj, Gerbeti, Marashi, Çelepija, Toni, Hajdari, Ara, Kapllanaj, Likaj.(U aktivizuan: Meta, Hotaj, Kraja, Hoxha, Izviku). Trajner: Gilman Lika.
Laçi: Rroku, Ibishaj, Çoba, Meta, Kecani, Jaku, Bibaj. Kodra, Haxhiu, Pepa, Daci.(U aktivizuan: Vena, Suli, Gashi, Ibishaj)
Gjyqtarë: K. Hyka, K. Shehu, G. Mënaj, B. Pjetrushi
Vllaznia U-17 e drejtuar nga trajneri Gilman Lika vazhdon të kryesojë Kampionatin Kombëtar të Superligës së kësaj grupmoshe. 17 vjeçarët shkodrane priten sot në Shkodër bashkëmoshatarët e tyre të Laçit, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin “Reshit Rusi”. Me dy gola të shënuar, nga një në secilin pjesë me autor Xhensil Kapllanaj, Arkel Likaj, përkatësisht në minutat 43’ dhe 78’, kuqeblutë dalin fitues të kësaj ndeshje me rezultatin 2 me 0.
Edhe pse nuk ka pasur në dispozicion dy nga futbollistët e tij më të mirë, lojtarët e kombëtares, Selmani dhe Kubazi, tekniku Lika ka nxjerrë në fushë një formacionin bindës, i cili, pavarësisht rezistencës së kundërshtarit që synonte të merrte një barazim në Shkodër, arriti një fitore bindëse dhe të merituar.
Fitore kjo që me 24 pikët e grumbulluara, bën që Vllaznia U-17 të vijojë kryesimin e kampionatit me pikë të barabarta me Teutën që e ndjek në vendin e dytë, por që ka golaverazh më të dobët sesa kuqeblutë.
Me këtë ecuri pozitive, Vllaznia U-17 po shkon drejt objektivit të fitimit të titullit kampion, ndërkohë që duke qënë edhe finalist i Kupës së Shqipërisë, synon të fitojë të dy trofetë e sezonit, Kupë dhe Kampionat.