Vllaznia U21-Bylis U21, 3-2(Shënues: Antonio Delaj 35’, 49’, Gledian Pusi 40’/Riberio Almeida 58’, Fabjan Perndreca 86’)
I kanë mjaftuar 55-të minuta lojë në formacionin e ekipit të Vllaznisë U21, që sulmuesi i talentuar kuqeblu Antonio Delaj të shënojë dy herë në portën e ekipit kundërshtar të Bylisit.
Kjo ka ndodhur sot në përballjen e javës së 14-të të Superligës së futbollit për kategorinë U21, në mes Vllaznisë dhe Bylisit, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës.
Ndonëse Delaj është kontigjent i ekipit të parë, aty ku në fakt ka bërë mirë sa herë është aktivizuar, por që për hirë të së vertetës gjatë periudhës së fundit është lënë në hije të plotë nga ana e stafit teknik, Delaj i është përgjigjur pozitivisht ftesës së trajnerit Edmond Doçi për të luajtur në formacionin e Vllaznisë U21.
E ka nisur titullar, ku në pjesën e parë shënoi golin e avantazhit për Vllazninë U21, ndërkohë që shënoi edhe një gol të dytë në minutën e 49-të, por në 55-tën, trajneri Doçi e ka ndërruar duke e falenderuar për kontributin e dhënë në fushën e lojës. Në vendin e tij, Doçi ka aktivizuar një talent tjetër kuqeblu si Arisa Ara, që për koinçidencë kanë karakteristika të njëjta teknike me Delajn, për t’i dhënë minutat e afirmimit të tij në në përbërje të kuqebluve.
Falë një loje të mirë të gjithë skuadrës, me dopieten e Antonio Delajt si dhe një tjetër të Gledian Pusit, Vllaznia kryeson me rezultatin 3-0. Por, miqtë nga Ballshi shënojnë golin e parë në portën kuqeblu në minutën e 58-të me autor Riberio Almeida 58’duke hapur oreksin e një rihapje të takimit.
Por, edhe pse arrijnë të shënojnë edhe një gol të dytë, katër minuta nga fundi i gjithë ndeshjes me autor Fabjan Perndrecen, vërshëllima përfundimtare e arbitrit nga Fushë Kruja, Ermal Gryka, rezultati përfundimtar është, Vllaznia 3 dhe Bylis 2.
Pas javës së 14-të, Superligën U21 e kryeson n Vora me 29 pikë e ndjekur nga Apolonia dhe Vllaznia me nga 28 pikë, Bylis 27, Besa 21, Tirana 18, Dinamo City 17, Teuta 15, Erzeni 14, Egnatia 7, Elbasani 3 dhe Korabi 0.