Tirana-Egnatia 1-1(Shënues: 48′ Zharmuni/ 16′ Zejnullai)
E konsiderueshme si ndeshja më e rëndësishme e javës së tretë të Abissnet Superiore, supersfida Tirana-Egnatia nuk ka shkuar më shumë se barazimi me rezultatin 1-1.
Me avantazhin e krijuar që në minutën e 16-të nga Zejnullai, u mendua se Egnatia, e cila aktivizoi nga minuta e parë blerjen më të re, Serxhio Ujka, do ta kishte të lehtë arritjen e fitores në këtë përballje.
Por, edhe pse rrogozhinasit vazhduan të dominojnë për disa minuta në fushën e lojës, Tirana greagoi mjaft mirë në pjesën e dytë të takimit, kur vetëm tre minuta nga starti vendos barazpeshën me golin e shënuar në minutën e 48-të nga Zharmuni, ku meritë ka edhe Haxhiu i cili dha një pas të përpiktë për të.
Minutat në vazhdim u shoqëruan me përpjekje nga të dy palët për të gjetur golin e avantazhit, ku vlen për t’u përmendur një mundësi e “artë” për rrogozhinasit në limitin e takimit, por vërshëllima e fundit fikson rezultatin e barabartë, 1 me 1.