Friday, September 20, 2024

Surpriza në Kategorinë e Parë, Turbina mund Bylisin kryesues. Humb edhe Tërbuni

Lexo

Kategoria e Parë ka luajtur shtatë nga tetë ndeshjet e javës së tetëmbëdhjetë të kampionatit, ndërsa e diela do të jetë për sfidën e fundit, Korabi – Besa. Ajo që bën përshtypje në javën e tetëmbëdhjetë është ndalesa e Bylisit në Cërrik, atje ku Turbina vendëse ka fituar 2-1. Branica e Veriu për cërrikasit dhe për ballshiotët Ruci golin e vetëm.

Ndërkohë kjo humbje e Bylisit ka afruar edhe më shumë Erzenin me kreun. Nga ana tyre shijakasit kanë fituar 3-1 ndaj Shkumbinit. Thuajse të gjitha skuadrat vendëse kanë dalë të fituar në këtë javë të tetëmbëdhjetë. Apolonia ka mundur Maliqin, 3-0. Po kështu Vora ka mundur Tërbunin, 1-0, me një gol në fundin e lojës.

Madje me gol në minutën e fundit shtesë ka marrë dhe Pogradeci, 1-0 ndaj Besëlidhjes. Dhe fitore në fushën e vet ka marrë dhe Lushnja, 3-1 ndaj Tomorit. I vetmi barazim është arritur në Burrel, atje ku skuadra vendëse ka barazuar, 0-0 me Butrintin. Një javë e tetëmbëdhjetë interesante, që prodhoi plot 16 gola në shtatë ndeshje, ndërsa Bylisi, përtej humbjes në Cërrik, kryeson me 44 pikë.

Rezultatet e Jvës së 18-të: Erzeni – Shkumbini 3-1, Apolonia – Maliqi 3-0, Vora – Tërbuni 1-0, Lushnja – Tomori 3-1, Burreli – Butrinti 0-0, Pogradeci – Besëlidhja 1-0, Turbina – Bylis 2-1.

Më poshtë, renditja e pjesshme e Javës së 18-të pa pikët e çiftit Korabi-Besa, taki i fundit ky i javës së 18-të të Kategorisë së Parë, i cili do të luhet të dielen duke filluar nga ora 13:30.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img