Friday, September 20, 2024

Surprizë për tifozët e Partizanit, bileta 100 lekë para derbit

Lexo

Partizani dhe Kukësi luajnë të mërkurë në 16:45 në “Air Albania”. Sfida vlen për javën e 23 të Superligës, me drejtuesit e kuq që kanë surprizuar tifozët me biletat. Sektorët pas porte do kushtojnë vetëm 100 lekë, teksa drejtuesit e kuq duan një stadium plot para derbit me Tiranën që luhet në 5 mars.

Biletat kanë dalë në shitje nga sot dhe në vazhdim, çdo ditë ora 10:00 deri 19:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Njoftimi:

NJOFTIM PËR ÇMIMET E BILETAVE

FK PARTIZANI – FK KUKËSI

E MËRKURË 2 MARS 16:45

FK Partizani njofton se për takimin Partizani – Kukësi i vlefshëm për javën e 23 të Kampionatit, çmimet e biletave në Tribunat respektive të “Air Albania Stadium” do te jenë:

Biletat në Tribunat Qëndrore:

Sektori: VIP GOLD W104 do të kushtojnë 3 000 Lek (të reja)

Sektorët: W101, W102, 103, W105, W106, W107 do të kushtojnë 2 000 Lek (të reja)

Biletat në Tribunën përballë:

Sektorët: E102, E103, E104, E105, E106, E107, E108, do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Biletat në tribunat pas porte:

Sektorët: Nga N101 deri N106 do të kushtojnë 100 Lek (të reja)

Sektorët: Nga V101 deri V103 do të kushtojnë 100 Lek (të reja)

Sektorët e rezervuar për tifozerinë mike nga Kukësi do të jenë: W105, W106, W107, V101, V102, V103

Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga sot dhe në vazhdim çdo ditë ora 10:00 deri 19:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img