Besëlidhja-Vllaznia 86-88(22-19, 19-24, 25-21, 20-24)
Tre javë nga fundi i kampionatit, kalendari i Superligës së Basketbollit Meshkuj rezervoi ballafaqimin, Besëlidhja-Vllaznia. Një përballje kjo e lezhjanëve kryesues të tabelës së klasifikimit dhe kuqebluve të cilët pas humbjes javën e kaluar në shtëpi me Tiranën në kohën shtesë, situata renditjes u komplikua shumë, ku nga një Vllazni e pretendimeve për trofe rrezikon seriozisht fundin e saj.
Ishte kjo arsyeja që për kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Eni Llazani, sfida me lezhjanët e drejtuar nga një tjetër trajner shkodran si Afrim Bilali, ishte vendimtare për fatet e saj në këtë sezon sportiv.
Pavarësisht kontestimeve për gjykimin në sfidën ndaj bardhebluve, java e pragndeshjes me Besëlidhjen u shoqërua me një përgatitje speciale, ku duke nxjerrë mësime edhe nga defektet e ndeshjes së kaluar, prezantoi një Vllazni krejt ndryshe në këtë sfidë.
Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së dielës në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit filloi më mirë për Besëlidhjen, e cila fiton periodën e parë 22-19, por kuqeblutë përmirësojnë shumë në lojën e tyre, ku jo vetëm barazojnë, por, duke fituar periodën e dytë 19-24, shkojnë dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve me avantazhin 41-43.
Pjesa e dytë, është fotokopje e së periodës së parë, ku Besëlidhja është më e saktë në veprimet e saj dhe duke dalë fituese e periodës së tretë me shifrat 25-21, merr kryesimin e rezultatit 66-64.
Ajo që vendos fatin e ndeshjes, është perioda e katërt. Një peiodë kjo, e cila ndryshe nga ajo e një jave më parë ndaj Tiranës në Shkodër që shpërdoroi fitoren në sekondat e fundit, këtë radhë ndodhi e kundërta. E kujdeshme dhe energjike në të dy tabelat respektive, e saktë dhe pa gabime në organizimin e sulmit të shpejtë, ku duke i shtuar edhe preçizionin nga distance, përmbys gjithçka.
Të gjitha këto, bërë që perioda e katërt të fitohet nga kuqeblutë a me shifrat 20-24 duke bërë që në vërshëllimën e përfundimtare të treshes së gjykimit, Gilbert Hoxha, Ani Balliu dhe Dea Hushi, rezultati përfundimtar të fiksohej në shifrat, 86-88 në favor të Vllaznisë.
Spikatjen më të madhe në këtë ndeshje për kuqeblutë e bëri amerikani Mckyron Tucker me 25 pikë të shënuara, për të vijuar me Michael Wright me 15, Robert Shestanin me 13 me Maurice Walton me 12 pikë.
Fitore kjo që rikthim besimin dhe shpresën që në javët e mbetura, kuqeblutë të përmbushin objektivat e pjesëmarrjes në fazën Play-Off.