Wednesday, November 27, 2024

Sylvinho e thotë shqip: Ne jemi një! Grupi, forca e Shqipërisë

Lexo

“Ne Jemi një”. Sylvinho flet shqip në deklaratën e dhënë për emisionin Kuqezi në SuperSport pas ndeshjes me Çekinë, teksa thekson se forca e grupit është arma më e fortë e kësaj Shqipërie…

Në fillim thoshim se ishte short i vështirë, por rezultatet po tregojnë se jemi rritur. A ishte kjo fitorja më e bukur?

Duhet të ecim avash avash për të kapur Brazilin. Ishte një ndeshje shumë e bukur. Kishim përballë një skuadër të fortë fizikisht, të vendosur mirë dhe që nuk kishte pësuar as një humbje. Kemi bërë shumë mirë në këtë ndeshje.

Një këmbë e kemi në Tiranë dhe një në Berlin…

E drejtë, që kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm, por nuk ka mbaruar asgjë. Duhet të jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që në nëntor vendoset gjithçka dhe duhet të presim me këmbë në tokë.

Si ke arritur ta ndryshosh kaq shpejt mentalitetin e kësaj skuadre?

Duke punuar. Gjëja e parë që bëra, ishte vendimi për të jetuar në Tiranë,  që më dha mundësi të punoj shumë më mirë, falë edhe kushteve që na plotëson Federata. Monitorojmë shumë lojtarë, qoftë duke qenë në Shqipëri dhe qoftë duke udhëtuar në vendet ku ata luajnë, për të komunikuar. Ne jemi një dhe punojmë të gjithë si grup. Lojtarët e kanë kuptuar se nëse ka një mundësi për të shkuar përpara, është nëpërmjet forcës së grupit.

Do të donit një menaxhim më të mirë të topit, kur kundërshtari mbeti me 10 futbollistë?

Gjëja e parë që u thashë lojtarëve në fund të pjesës së parë, ishte të menaxhojmë më mirë ndeshjen. Kemi shumë lojtarë që luajnë në tranzicion, të cilët duan të sulmojnë hapësirat dhe duan të shkojnë përpara.

E keni surprizuar kolegun tuaj çek në të dy ndeshjet. Atje e sulmuat lart, ndërsa sot e pritët, duke i lënë fushën dhe  kapur në befasi. A mendoni se strategjia ishte pika më e fortë?

Shumë i drejtë leximi i ndeshjes. Ata ishin të detyruar të bënin një ndryshim në mesfushë dhe futën një futbollist teknik, që kalonte gjithmonë topin në fazën sulmuese. Duke qenë se ne kemi bërë shumë lojë në tranzicion, na u hap mirë loja, kur ata mbetën me 10 futbollistë. Nuk kishte mënyrë tjetër, pasi na lanë shumë hapësira dhe duhej të dilnim përpara.

A keni ndonjë rit përtej punës, pasi ju ecin gjërat në mënyrë perfekte? Gola perfektë ,gola të anuluar të kundërshtarëve dhe kartonë të kuq për ta…

Unë besoj te puna. Sigurisht që futbollin ju e njihni mirë dhe ka raste kur punon shumë dhe gjërat shkojnë mirë. Jo thjesht puna në fushë, por edhe për të krijuar një ambient të shëndetshëm jashtë fushe.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img