Sunday, August 24, 2025

Sylvinho vjen me rreshtim ndryshe, Formacionet Zyrtare të Shqipëri-Serbi

Lexo

Kombëtarja shqiptare do të dalë pas pak në fushën e lojës për t’u përballur me Serbinë në sfidën e tretë kualifikuese të Kupës së Botës. Takim ku kuqezinjtë do të kërkojnë me patjetër tre pikët.

Shqipëria kë regjistruar një humbje ndaj Anglisë dhe një fitore përballë Andorrës në dy sfidat e para të luajtura, ndaj një rezultat pozitiv e sidomos fitorja ndaj Serbisë, do ta mbante në shinat e duhura për të luftuar për vendin e dytë që çon në play-off të Botërorit. Ndërsa na anën e saj, për Serbinë kjo është ndeshja e parë e kualifikuesve, pasi në dritaren e marsit ajo mori pjesë në ndeshjet e play-off të Ligës së Kombeve.

Trajneri Silvinjo ka bërë ndryshime drastike në rreshtimin e kuqezinjve. Në mbrojtje shfaqet përsëri nga minuta e parë Hysaj, ndërsa Ajeti fiton balotazhin me Ismajlin përkrah Gjimshitit, me Mitajn që rifiton vendin në të majtë. Në mesfushë, Shehu i merr vendin Ramadanit, ndërsa përkrah do të ketë Asllanin e Laccin.

Ndërkohë, Bajrami e Asani ulen në stol, me Hoxhën nga minuta e parë në të majtën, ndërsa Manaj e Broja do jenë më në qendër të sulmit.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Broja, Manaj.
Trajner: Silvinjo

SERBIA: Petroviç, Pavloviç, Milenkoviç, Erakoviç, Lukiç, N. Maksimoviç, A. Zivkoviç, Samarxhiç, Terziç, Vlahoviç, Mitroviç.
Trajner: Predrag Stojkoviç

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img