Kombëtarja shqiptare U19 ka nisur një grumbullim treditor me një grup lojtarësh të seleksionuar nga trajneri Armando Cungu të vitlindjes 2004. Ky grumbullim treditor vjen në prag të dy ndeshje miqësore që Kombëtarja shqiptare U-19 do të zhvillojë me Kosovën U-19 në fund të muajit mars. Dy federatat kanë rënë dakord për zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve në datat 26 dhe 28 mars. Pjesë e këtij grumbullimi janë edhe dy futbollistët e Akademisë Vllaznia, Ëilliam Cungu dhe Arval Maliqi.
Futbollistë këto që nga ana e specialistëve të futbollit shkodran dhe më gjërë konsiderohen një e ardhme e sigurt për futbollin shkodran. Si Cungu dhe Maliqi spikasin në formacionin e skuadrës kuqeblu të grupmoshës U-19, të cilët të drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani kryesojnë Superligën e futbollit të Moshave U-19.
Në javën e fundit, skuadra kuqeblu ku bën pjesë Cungu dhe Maliqi m undi ekipin e Lushnjes me rezultatin 3-0. Së bashku me dyshen Ëilliam Cungu dhe Arval Maliqi, në skuadrën U-19 bëjnë pjesë edhe element të tjerë, të cilët sipas specialistëve të futbollit shkodran dhe më gjërë premtojnë për një perspektivë të mirë në futbollin shqiptar dhe më gjërë.