Saturday, September 13, 2025

Të dielën, “Maratona e Shkodrës”. Programi i aktivitetit dhe njoftimi i Bashkisë mbi bllokimin e disa akseve rrugore

Lexo

Maratonës së Shkodrës, event sportiv gjithëpërfshirës që sjell bashkë komunitetin, pasionin për sportin dhe energjinë pozitive në zemër të Shkodrës, nis mëngjesin e së dielës së 14 shtatorit, ndërkohë që kryetari i Shoqatës së Atletikës Vllaznia, organizatori i aktivitetit në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe FSHA, bën të ditur programin zyrtar tëgarave:

08:00 – 09:00

Regjistrimi i pjesëmarrësve dhe shpërndarja e numrave/pajisjeve

09:00 – 09:15

Hapja zyrtare e aktivitetit, përshëndetje nga organizatorët, nxemje

09:30

Gara 2.5 KM – Pjesëmarrësit nga mosha 10 deri 15 vjeç

10:00

Gara 5 KM – Pjesëmarrësit nga mosha 16 deri 19 vjeç

11:00

Gara 10 KM – Pjesëmarrësit nga mosha 20 vjeç e sipër

12:15

Shpallja e fituesve dhe ndarja e çmimeve

Ndërkohë, me qëllim mbarëvajtjen e aktivitetit, Bashkia Shkodër bën të ditur masat që janë marrë mbi bllokimin e disa akseve rrugore.

Njoftimi i Bashkisë Shkodër

Maratona e Shkodrës

Njoftim mbi bllokimin e akseve rrugore

Për shkak të zhvillimit të Maratonës së Shkodrës, ditën e nesërme do të ketë bllokim të qarkullimit nga ora 07:30 deri në orën 13:00.

Segmentet që do të qëndrojnë të bllokuara janë:

  • Sheshi Demokracia
  • Sheshi Parrucë
  • Sheshi Balshaj
  • Karrëxhata perëndimore e Bulevardit “Mehmet Pashë Plaku”
  • Sheshi Isa Boletini
  • Aksi “Daut Boriçi”

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për respektimin e këtyre kufizimeve gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img