Egnatia apo Partizani? Partizani apo Egnatia? Këtë herë dilema për titull ngre më shumë dyshime se herët e tjera. Po të pyesësh kokën e “shkencës”,që shpiku skemën “Final-Four”,me siguri do të predikojë se titullin kampion do ta fitojë më i miri! Po cili është më i miri në thelb? Ekipi që dominoi një sezon,siç ndodhi me Egantian apo ekipi,që tregohet më i zoti për 90 minuta,se Partizani ka dhënë prova mjeshtrie për ndeshjet teke!
Në mjediset e godinës së FSHF-së,që si dekor të jashtëm kan disa shenja të stërmëdha X-ash,thonë se do të jetë një finale e madhe. Një finale që do të luhet në fije të perit. Pale kur thonë se do jetë nje kardio-finale,që nuk e kemi patur fatin ta shohim tërë sezonin,edhe për një arsye madhore:arbitër do të jetë anglezi Antoni Tejlor. Dhe e dini ç’thonë në Angli për këtë Tejlor? Se mund të bëjë gabime në gjykim,po kur vjen puna për titullin,zakonisht e gjen krahun e duhur.
Në Rrogozhinë këto ditë ka vënë një “flet-rrufe” humoristike të varur në një mur : “A e dini si është historia e këtij kampionati? Si ateherë kur ishim fëmijë dhe luanin futboll për të fituar ndeshjen. Sapo njëri ekip shkonte shumë para me gola,atëherë tjetri thoshte:hajde ta fillojmë edhe njëherë nga fillimi ndeshjen!
Fatos LAMAJ