Për Skënderbeun erdhi momenti që të testoj veten në miqësoren e tretë të kësaj faze përgatitore verore, teksa ditën e mërkurë në datën 6 gusht do të udhëtoj pak kilometra, ku e pret Pogradeci dhe kjo do të jetë përballja e derbit juglindor.
Pogradeci-Skënderbeu luhet në stadiumin “Gjorgj Kyçyku” dhe do të startoj në orën 17:30. Është zgjedhur ky orar pasi dihet që stadiumi liqenor nuk ka drita dhe është ora e përshtatshme për një ndeshje testi mes dy ekipeve që do të luajn së bashku sezonin e ri në kategorinë e parë.
Në ndeshjen e parë miqësore kujtojmë që Skënderbeu humbi thellë 0-4 me Strugën. Në të dytën Skënderbeu bëri autokritikë dhe fitoi 3-1 ndaj Besës, me tre golat e fitores të korçarëve në pjesën e dytë.
Kjo është ndeshja e tretë miqësore dhe sigurisht që derbi juglindor pavarësisht se është thjesht një ndeshje miqësore pritet të ketë interes edhe për tifozët në shkallet e stadiumit.
Me pak fjalë të mërkurën e 6 gushtit, Pogradeci-Skënderbeu në qytetin e liqenit është miqësorja që do të startoj në orën 17:30.
Fatos LAMAJ