Për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, kampionati është në pauzë dhe ndeshjet e javës së 4-të të tij do të luhen më 11 dhe 12 shtator. Përballje mjaftë interesante janë në program, ku spikasin duelet mes Partizanit dhe Dinamos, takim që do të luhet në “Arenën e Demave” dhe takimi në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Egnatias.
Kështu të mërkurën do të luhen 3 ndeshje. Gjithçka do të nisë me duelin mes Bylisit dhe Tiranës, takim që do të startojë në orën 16:00.
Ndërkohë në orën 19:00 e gjithë vëmendja do të jetë në Korçë dhe Shkodër. Skënderbeu-Teuta do të luhet në Korçë në orën 19:00. Paralelisht me sfidën që zhvillohet në Korçë do të luhet edhe takimi mes Vllaznisë dhe Egnatias në “Loro Boriçi”.
Dy ndeshjet e tjera do të luhet ditën e enjte. Në orën 19:00 do të luhet paralelisht në Elbasan dhe në Tiranën. Në “Elbasan Arena” do të përballen mes tyre Elbasani dhe Laçi,ndërsa në “Arenën e Demave” përplasin brirët Partizani dhe Dinamo,ku te këto të fundit do të debutojë Ilir Daja.
Të mërkurën
Bylis-Tirana(16:00)
Skënderbeu-Teuta(19:00)
Vllaznia-Egnatia(19:00)
Të ejnten
Elbasani-Laçi(19:00)
Partizani-Dinamo(19:00)
Fatos LAMAJ