Saturday, January 31, 2026

Te Partizani-Elbasani, ndodh gjithçka: Gola, penallti, të kuq, dhe në fund barazim mes tensionit mes dy kampeve përkatëse

Lexo

- Reklamë -spot_img

Partizani-Elbasani 2-2(Shënues: Skuka 41’, Isgandarli 65’/Lajthia 21’, 90+1’)

Ashtu siç u deklarua në pragndeshja, sfidën Partizani-Elbasani e shoqëroi një luftë e fortë sportive, madje hera herë edhe ashpër dhe me një ritëm maramendës, aksione nga njëra portë në tjetrën.

Gol për Elbasanin me autor Lajthinë, por që nuk vonon dhe portjeri i verdhebluve Janaçek ndëshkohet me të kuqe.

Dhe pa vonuar shumë vjen vërshëllima për penallti në favor të Elbasanit, i cili i ka të gjitha mundësitë të çojë në 0 me 2 avantazhin, por Tsague e çon topin mbi traversë.

E 41-ta minuta sjell golin e barazimit të Partizanit me autor Skukën, që mbyll pjesën e parë në barazpeshë 1-1.

E dyta fillon me gol në favor të Partizanit me protagonist Isgandarli që shënon në minutën e 65-të. Të kuqtë janë fare pranë fitores, por në të 85-tën minutë, ka momente paniku në fushë pasi Sembene rrëzohet pa ndjenja në fushë.

Ndërprerja e ndeshjes dhe futja e ambulancës në fushë krijon pauzë të takimit, që fatmirësisht shoqërohet me përmirësimin e gjendjes së futbollistit të Partizanit.

Me rifillimin e takimit, të kuqtë tregohen të pakujdesshëm, pasi një miunutë nga koha shtesë pësojnë golin e dytë, përsëri me të njëjtin autor, Lajthinë duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet në barazim 2 me 2. Në vijim ka vend edhe për një fërkim dhe tension mes dy kampeve përkatëse.

Barazim ky që e çon Elbasanin në kuotën e 39 pikëve duke u barazuar përkohësisht me Egnatia në vendin e dytë dhe të tretë, ndërkohë që Partizanisa mbetet në vendin e pestë me 27 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img