Të shtunën, Vllaznia-Egnatia, ndeshja e fundit në “Loro Boriçi” për këtë sezon. Nesër, fillon shitja e biletave në sportelet e stadiumit

Stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës pret këtë të shtunë ndeshjen e fundit për sezonin futbollistik, 2021-2022. Bëhet fjalë për ndeshjen, Vllaznia-Egnatia, java e 35-të për kategorinë Abissnet Superiore, të cilët kuqeblutë do ta luajnë në fushën e tyre me praninë e tifozërisë shkodrane.

Në fakt, Vllaznia-Egnatia, është ndeshja e parafundit e Kampionatit Kombëtar të futbollit, ndërkohë që për t’u mbyllur gjithë sezoni futbollistik duhen për tu luajtur edhe dy ndeshje, ajo e javës së 36-të që përkon me javën e fundit të kampionatit që kuqeblutë e luajnë në transfertë me Kastriotin, si dhe finalja e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Laçi, që luhet me datë 31 maj.

Por, kjo e kësaj fundjave në “Loro Boriçi”, e cila nis nga ora 17:00, është e fundit e këtij sezoni aktual që Vllaznia e luan në “Loro Boriçi”.

Në prag të kësaj ndeshje, jo pak të rëndësishme për fatin e zonës Europiane për kuqeblutë, Klubi Vllaznia, bën të ditur përmes një njoftimi zyrtar, se shitja e biletave fillon që prej mëngjesit të ditës së premte.

NJOFTIM

Duke filluar nga nesër (e premte), nis shitja e biletave të ndeshjes së javës të 35-të të “Abissnet Superiore”, Vllaznia- Egnatia që do të luhet të shtunën në ora 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Biletat mund t’i blini në sportelet pranë stadiumit.

Eja edhe Ti!

Forca Vllaznia!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu