Saturday, February 28, 2026

Tekniku i vlonjatëve, Ribaj, pas barazimit me Teutën: “Donim të merrnim maksimumin, por çdo pikë vlen shumë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit të Flamurtarit, Andi Ribaj, pas ndeshjes, Teuta-Flamurtari, 1-1

“Çdo pikë vlen shumë. E kishim përgatitur mirë, donim të merrnim maksimumin, por futbolli i ka të tre rezultatet brenda.

Ne e dinim që Teuta luante me 4-4-2 me dy 9 fals. Numri 10 i tyre zbriste poshtë për të prishur linjat e merrte topin. E kishim punuar gjatë javës, Boçi bënte një lëvizje çmarkuese poshtë dhe na hapi shumë punë. Gjatë pjesës së parë folëm në pankinë dhe u detyruam të bënim zëvendësim se mbrojtësi kishte marrë të verdhë e do ishte më e vështirë pastaj.

U munduam në maksimum, duhet të punojmë gjatë javës, për të rikuperuar gjatë javës gabimet që dalin në pah.

Gjatë ndeshjes ka shumë dinamika, e menduam në atë moment, për të pritur në zonën dy dhe mos zbrisnim më poshtë. Ti kapnim me kundërsulm dhe ta mbyllnim ndeshjen.

Moriero? Unë di që ai aktualisht është i pamundur. Kur njeri është pa qejf, duhet t’i qëndrojmë pranë. Kam komunikuar, për shëndetin, për ndeshjen. Nuk më takon mua të flas për këtë çështje”, tha Ribaj për RTSH pas ndeshjes.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img