Tuesday, November 26, 2024

Tema e ditës: I shënoi ish skuadrës së tij Vllaznia, Joald Ivziku në shënjëstër të komenteve, pro dhe kundër

Lexo

Përballja e sotme në “Reshit Rusi” mes Vllaznisë U-21 dhe Bylis U21 përfundoi në barazim 2 me 2. Përtej rezultatit, ajo që ia vlen të ndalemi ka të bëjë me një temë, atë kur futbollistët kanë rastin të luajnë kundër skuadrave të tyre dhe aq më tepër kur ato edhe i shënojnë ish skuadrës së tyre.

Në fushë për skuadrën mike të Ballshit kishte disa futbollistë shkodranë, mes të cilëve edhe Joald Ivziku. Sulmuesi që fazën e parë e luajti me Vllazninë dhe spikati për golat e shënuar, në merkaton e janarit kaloi tek Bylis. Starti me këtë ekip ishte shumë bindës, dhe kjo u pa me shënimin e golit për ngjyrat ballshiote që në ndeshjen e parë të javës së kaluar, ndërkohë që edhe në ndeshjen e dytë, atë të sotmen ndaj Vllaznisë shënoi golin e radhës. Një gol ky përballë ish skuadrës së tij ku u lind dhe u rritë si futbollist, që për hir të së vertetes ka marrë vemendjen e madhe të opinionit sportiv shkodran dhe më gjërë.

Fjala është për festimin e shënimit të këtij goli nga ana e Ivzikut, i cili ka marrë komente të shumta, pro dhe kundër.

“Më vjen keq që festova kundër vendit që u rrita .. por mos gjykoni para se të dini përse … disa nga shokët e ekipit që kam ngrënë buk deri para 10 ditësh .. mkan sharë me familje dhe nga sharjet më të ndryshme .. dhe festimi erdhi për ktë arsye .. dhe i kërkoj falje trainerave dhe disa ish- shokëve të ekipit U21 dhe të gjithë atyre që më kanë mbështet sa isha kuq dhe blu e vazhdoj edhe tani .. të gjith gabojmë dhe rritemi nga gabimet .. gjithsesi falenderoj ekipin e Bylisit që po më jep besim dhe tvazhdojmë përpara me titullin kampion në fund”, shkruan Joal Ivziku në një status të shpërndarë në rrjetin social FB.

Ivziku, nuk është i pari dhe as i fundit që i shënon ish skuadrës së tij. Lista është aq e gjatë sa është e pamundur të përmenden të gjithë. Mes tyre ka edhe emra të shquar të futbollit shkodran në vite, përfshirë edhe golin e Rubin Hebajt shënuan me uniformën e Teutës të dielen e kaluar në “Loro Boriçi”.

Pas këtyre golave ka pasur festime të formave të ndryshme, dikund me heshtje, dikund me duart e ngritura lart që është më i përdorëshmi nga një pjesë e madhe e futbollistëve, por edhe me festim normal siç ishte edhe rasti i ndeshjes së sotme me Ivzikun që shënoi për llogari të skuadrës së tij Bylis.

Ndaj, për këtë, Veriu Sport, risjell në vemendje këtë temë duke kërkuar mendimin e opinionit sportiv, tifozërisë, veteranëve dhe futbollistëve aktual, sidomos të atyre që kanë pasur rastin të ndeshen me episode të tilla, specialistëve të futbollit, trajnerëve etj, në mënyrë që në vazhdimësi edhe vetë protognistët e këtyre rasteve të ndërgjegjësohen për të bërë atë që opinioni e quan më të arsyeshme.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img