Flamurtari-Teuta 2-2(Shënues: Çantiakias 78’, Oshafi 90’/Boçi 21’. Jazxhi 90+7)
Flamurtari-Teuta, sfida e fundit e ditës së sotme, e vlefshme për javën e 17-të të Ab issnet Suriore është mbyllur në barazim 2 me 2.
Një sfidë kjo shumë e dyluftuar mes të dyja skuadrave bregdetare, me vendasit vlonjatë në kërkim të pikëve të mbijetesës dhe miqtë nga Durrësi që kanë në objektiv përfshirjen në katërshën e ekipeve finalist.
0 me 1 në favor të Teutës mbyllen 45 minutat e para me gol të shënuar nga Boçi në të 21-tën minutë.
Teuta bën mirë edhe për një pjesë të mirë të pjesës së dytë duke të krijuar idenë se do të arrijë ta mbajë këtë avantazh deri në mbyllje të krejt ndeshje. Por, ndërprerja e ndeshjes për shumë minuta si rezultat i një fërkimi të dy futbollistëve në fushën e lojës dhe më pas vërshimi i një grupi tifozësh vlonjatë në fushën e lojës, duket se ndikon për mirë tek vlonjatët.
Kjo, sepse pas rikthimit në fushën e lojës, vlonjatët gjerjnë dy herë radhazi rrugën e rrjetës. Fillimisht në minutën e 78-të me autor Çantiakias dhe më pas në të 90-tën me protagonist Oshafin.
Vlonjatët i gëzohen përmbysjes së rezultatit në favorin e tyre, por pikërisht kur ishin përgatitur për të festuar fitoren e krejt ndeshjes, është mbojtësi Jazxhi, i cili i ardhur nga prapavija shënon golin e barazimit në minutën e shtatë shtesë për Teuten.
Këtu nuk ka më kohë, pasi sapo topi vendosi në mesin e fushës, gjyqtari kryesor Erdorjan Hamiti vërshëllen tre herë duke fiksuar barazimim 2-2.



