Monday, October 21, 2024

Tetori rozë, FSHF organizon ndeshje futbolli me UN Women dhe gazetaret vajza

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë të martën tre ndeshje në “Shtëpinë e Futbollit” në kuadër të muajit të senzibilizimit për kancerin e gjirit.

Pjesëmarrëse në këtë aktivitet do të jenë tre skuadra: ekipi i vajzave të administratës së FSHF-së, ekipi i UN Women dhe një ekip gazetaresh të njohura nga fusha e sportit dhe jo vetëm.

Ndeshjet do të luhen me sistem triangolar, 6+1 dhe në përfundim të tyre do të jepen mesazhe sensibilizimi për luftën ndaj kancerit të gjirit nga të ftuarat dhe pjesëmarrëset.

Ky event vjen në vazhdimësi të vëmendjes që Federata i ka kushtuar përgjatë gjithë muajit rëndësisë së ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe synon të japë mesazhin se futbolli mund të shërbejë si frymëzim për të luftuar së bashku.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img