Egnatia ka mposhtur me rezultatin 1-0 Skënderbeun në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Pas ndeshjes, trajneri Edlir Tetova ka folur për “RTSH”.
“Fitore racionale. Kërkuam të administronim lojën, ishin mundësitë për golin e dytë. Por me kohën e keqe, me terrenin është e mjaftueshme që morëm 3 pikët. Ishte vonesa në manovrën tonë.
E kisha përgatitur skuadrën në 75 metra, por filloi shiu dhe nuk mundëm. E dija si luante Skënderbeu, e gjitha ishte strategji.
Jam tifoz i rotacionit. Ishim komod në kampionatin e kaluar, kurse tani duam pikët. Duam të krijojmë bazën.”, u shpreh Tetova.