Egnatia dhe Teuta kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në Rrogozhinë përfundoi 0-0. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i kampionëve në fuqi, Edlir Tetova:
“Mendoj për si shkoi ndeshja, ishim më afër golit si me 11 lojtarë dhe 10. Duhet të ishim më të kujdesshëm në ato episode dhe duhet të shënonim. Si shkoi ndeshja barazimi i drejtë, por ne ishim më afër golit. Me gjykimin nuk merrem shpesh po rasti i lojtarit të Teutës mendoj i fundit dhe karton i kuq.
Mendoj se ishte markim i mirë i Teutës, por problemi ishte të lëvizja e dytë e mesfushorit në qendër majtas, që u rregullua në pjesën e dytë po ne ishim në inferioritet numerik. Mendoj pjesërisht është diçka e re 4-2-4.
Bakajokos do i japim minuta se ka 3 muaj jashtëfushave. Ndërrimi i Kasës me Xhoel, që nuk ishte në formën më të mirë, por ishte i nevojshëm”, u shpreh Tetova për RTSH.