Egnatia triumfoi në transfertë ndaj Vllaznisë me shifrat 2-0. Trajneri i rrogozhinasve Edlir Tetova foli për mediat pas ndeshjes.
“Fitore me vuajtje, i thashë dhe djemve gjatë javës që do të jetë një ndeshje me episode për faktin që Vllaznia po kalonte një moment të mirë. Ishim dobët në manovrën e daljes së topit, për faktin se kundërshtari po markonte mirë. Me shumë më pak përqëndrim mund të kishin shkuar gjërat ndryshe.
Bakayoko nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Lëshuam terren dhe ata morën metra, fituan gjerësi. Dua të falenderoj Dajsinanin për atë pritje ndaj Grudës. Ishte një ndeshje e vështirë dhe falenderoj djemtë për këtë sepse treguan shpirt gare. Të dyja ekipet kishin raste, mendoj që nuk është e rëndësishme sepse ne kemi fituar dhe kemi moral.
Duhet t’i futem punës sepse disa lojtarë nuk ishin në detyrë për këtë ndeshje. Në fazë të sulmit kishim zgjedhur të kishim një formacion 4-2-4 që nuk funksionoi. Në një ndeshje si kjo, ekipi do të dijë të vuajë, mendoj që duhet të përqëndrojmë lojën për të dalë në sulm me anë të tranzicionit”, u shpreh Tetova.