Egnatia i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës ndaj Ararat Jerevan, teksa ka bërë dhe stërvitjen e fundit në stadium. Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, ka folur në konferencë për shtyp në Armeni për sfidën që do të luhet ditën e nesërme në orën 17:00.
“Në këto ndeshjet e fundit e kemi ndjekur kundërshtarin. Kjo dhe për faktin që Ararat ka ndërruar shumë lojtarë në momentet e fundit dhe trajnerin. E ka qenë pak e vështirë për ne për të marrë informacion. Kemi parë dy lojtarë siç është numri 10 që luan në mesfushë dhe sulmuesi Za, të cilët mendoj se bëjnë diferencën. Kemi bërë një analizë të hollësishme të këtyre lojtarëve dhe kemi marrë masat tona.
Mendoj që shanset janë 50 me 50. Nuk mendoj se do të luajmë si inferior në ndeshjen e nesërme”, shpjegon Tetova.