Ballina Futboll Tetova: “Kemi dominuar lojën por jo efektiv para portës”

Tetova: “Kemi dominuar lojën por jo efektiv para portës”

Egnatia nuk ia doli të marrë 3 pikët në transfertën e vështirë kundër Bylisit, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të në Superiore. Trajneri Edlir Teova foli pas këtij dueli për mediat:

“Normalisht që Bylis është transfertë e vështirë, pavarësisht kushteve të motit. Kam shumë rezerva për lojtarët e mij në prapavijë. Kemi dominuar lojën por jo efektiv para portës.

Situata aktuale më shqetëson shumë. Duhet të shikojmë përpara. Mbrojtja ishte e modifikuar. Kemi mungesa. Mund ta fitonim ndeshjen, por edhe mund ta humbnim. Ishim më afër fitores, por nuk mundëm ta shtynim topin në rrjetë. Nuk kam pasur probleme nga lojtarët e stolit, jam i kënaqur, qoftë edhe për pak minuta në fushë.

Nuk ka nevojë për alarm, fusha nuk ishte në nivelin e duhur. Mendoj që e punuam mirë strategjinë tonë, por duhet të ishte më e shpejtë manovra jonë. Kërkojë më shumë besim nga lojtarët e mij.

Nuk më shqetëson që nuk kemi fituar 3 ndeshje radhazi. Shqetësimi i vetëm është që kemi 5 ndeshje që nuk luajtëm me mbrojtje fikse. Do stabilzojmë gjërat në vazhdim”.    

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu