Saturday, February 28, 2026

Tetova: “Kishim gabime sot me shumicë dhe shumë nervozizëm”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Partizani ka triumfuar 2-0 ndaj Egnatias në ndeshjen e javës së 26-të të “Abissnet Superiore”. Trajneri i kampionëve në fuqi të Superiores, Edlir Tetova foli pas sfidës.

“Kishim ndryshime në mbrojtje, por nuk është pika kryesore. Kishte shumë pasime gabime sot, mbajtje e tepruar topi. Duke ditur terrenin, ishte përgatitje ndryshe me ndërrimin e shpejtë të lojës, që nuk ndodhi. Dhe shumë nervozizëm.

Kishim vonesë, por kjo vinte dhe prej fushës dhe marrjes së informacionit që ishte gjëja kryesore në 15 minuta. Besoj se si te rasti i Alijevit që humbi topin në qendër te goli i parë dhe i Fernandos, me nuhatjen e Skukës, ishin dy episode që vendosën loje. Nuk më vjen mirë si reaguam, ekipi u bë nervoz. Pjesën e parë u pajtua me atë rezultat. Ka gabime, sot ishin me shumicë. Partizani nuk ishte në atë presing, e kishim mundësinë dhe prapë humbisnim topa. Kjo vjen prej nervozizmit.

Është maratonë, ka kurbat e veta. Te pjesa e dytë, 15 minuta kur ndryshuam skemën, ishim superiorë dhe më të qartë, por jo me të duhurën. Partizani u mblodh te ½ e veta.

Mendoj pastaj ngelet për t’u parë, unë sot theksin doja t’ja vendosja nervozizmit dhe dyluftime. Partizani është i fortë në topin e dytë. Dhe lojtarëve u kisha kërkuar të ishin të fortë te topi i parë, që nuk ndodhi në asnjë nga repartet.

Nuk është se kemi diçka fikse. Janë nxituar pak gjërat. Do bëj me kontingjentin që kam. Xhemajlit i uroj suksese, nëse do ketë diçka tjetër do vazhdojë prapë në klub. Për momentin nuk kam diçka që të shprehem”, tha Tetova.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img