Tetova: “Më vjen keq për mënyrën e lojës në pjesën e parë, nuk bëmë asgjë. Nuk kishim ndërrime për të freskuar sulmin”

Në Durrës skuadra e Teutës konfirmohet si tersi i Egnatias duke e mposhtur me rezultatin 2-1. Trajneri i skuadrës së Egnatias, Edlir Tetova ka folur në përfundimin e takimit të sotëm.

“Më vjen keq për mënyrën e lojës në pjesën e parë, se nuk bëmë asgjë. Ishim shumë prezent para portës të nxituar. Ishte momenti i penalltisë në minutën e 90 dhe nuk morëm dot një pikë.

Ne kemi një manovër të re të 3-5-2, në disa ndeshje kjo ka shkuar mirë, si me Skënderbeun. Duhet ta bëjmë këtë mekanizëm, të jetë një armë plus. Sot nuk kishim sulmues dhe nuk deshëm të rrezikonim me Bakajokon e Kasën bashkë. Nuk kishim ndërrime për të freskuar sulmin. Kjo nuk funksionoi në pjesën e parë. Në të dytën më ndryshe, kjo edhe për tërheqjen e ekipit kundërshtar që na la hapësirën për të krijuar ato rastet e humbura.

Duhet të fus Ujkën në mekanizmin e skuadrës, lëvizjen e topit. Zejnullai e ka të mësuar automatizimin, Ujka jo. Ujka është kohë e gjatë që nuk luan nga Laçi. Ka momente që e kam mbajtur në lojë vetëm për t’i dhënë minutazhin e duhur në këmbë.

Që skuadra ime të ketë identitet, duhet kjo manovër të shpejtohet, bëhet e shpejtë dhe lojtarët të futen sa më shpejt në automatizim. Por edhe pikët janë të rëndësishme”, tha  Tetova për RTSH pas ndeshjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu