Sunday, November 24, 2024

Tetova: “Mendoj që kemi identitet loje që nga vjet. Kundërshtar kemi vetëm veten”

Lexo

Egnatia fitoi me shifrat 1-2 kundër Laçit në Kurbin në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore”. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i rrogozhinasve Edlir Tetova, u shpreh për MCN TV:

“Menduam ta nisim ndeshjen me 3-5-2 prej mungesave. Kapitenin e kishim të dëmtuar, u munduam të tërhiqnim kundërshtarin, e dinim që Laçi do të luante për ta fituar ndeshjen, do bënte presion ultradefensim. U munduam ta qarkullojmë topin poshtë për ta tërhequr kundërshtarin. Skema nuk na rezultoi pozitive gjatë pjesës së parë, pastaj me ndryshimet që bëmë pjesa e dytë foli për ne.

Mendoj që kemi identitet loje që nga vjet, këtë vit jemi munduar të kryejmë dy manovra si në krahun e djathtë dhe në të majtin e sulmit. Mendoj që zgjedhja e lojtarëve që kemi bërë, jemi munduar t’i marrim me këto karakteristika që duam.

Edhe ne jemi mundur, është futboll, do luajmë deri në fund, kemi shumë gjëra për të bërë, kundërshtar kemi vetëm veten.

Ibrahimoglu është lojtari që po prisja, po vjen dita ditës, por nuk është akoma në 100% e tij”,– tha Tetova.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img