Friday, January 16, 2026

Tetova: Mungesat bënë punën e vetë. Rasti i golit, nuk shikohet as në ‘VAR’.

Lexo

- Reklamë -spot_img

Skuadra e Vllaznisë ia ka dalë të marrë fitore të rëndësishme ndaj Egnatias në “Loro Boriçi” me rezultin 1-0. Trajneri i kampionëve Tetova foli për mediat pas sfidës:

“Mungesat janë një pjesë. Sot ishim me 5 mungesa të rëndësishme. Kemi bërë disa gabime, por janë normale.

Përsa i përket lojës, kam ndikimet e veta. Rasti i Ruçit, u hodh si në pishinë. Rasti i golit, nuk shikohet as në ‘VAR’. Shënuam dhe më pas u anulua. Nuk e di përse ndodhin ndaj nesh këto gjëra.

Ashtu siç meriton Vllaznia, ashtu duhet të meritojmë edhe ne situatat tona. Ndryshimet erdhën për faktin se u ngjeshëm shumë në mesfushë.

Mungesat bënë punën e vetë. Edhe goli që morëm, ishte një gabim që filloi nga qendra. Skuadra reagoi, ama jo efikase. Dy rastet që ishin më afër barazimit, duhet dhënë elozhet portierit kundërshtarë”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img