Sunday, September 22, 2024

Tetova: “Nuk e vumë në asnjë moment në diskutim fitoren”

Lexo

Egnatia nuk fal dhe në javën e dytë të Superiores, duke siguruar pikët e plota me një fitore 2-1 përballë Laçit në “Arena Egnatia”. Pas ndeshjes, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, u shpreh për “RTSH Sport”:

“Ndeshja kishte 2 tabllo. Në fraksionin e pjesës së parë mund të kishim shënuar më shumë se 1 gol. Pastaj pati një zbehje të ekipit. Në pjesën e dytë e nisëm mirë, u shënua dhe goli i dytë. Mendoj që nuk e vumë në asnjë moment në diskutim fitoren.  

Ne kemi një manovër tonë, me 3-5-2 kemi punuar diçka tjetër, kemi armë plus kur kundërshtarët na mbyllen. Deri dikuar e kemi kryer sot, jo të gjithë 90 minutëshin. Manovra ka shumë lëvizje. Çunat nuk kanë më shumë se 1 muaj që po e përdorim. Do ta perfeksionojmë dhe ta kemi si opsion. 

Mbas golit të dytë, i tërhoqa lojtarët një linjë më poshtë, nuk kishim rrezik konstant. Ai eurogoli i Laçit na vendosi në vështirësi. Në pjesën e dytë u shfaqëm përpara portës së kundërshtarit, por nuk arritëm ta shtynim topin në rrjetë”, deklaroi Tetova.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img