Egnatia e Tetovës ka arritur të sigurojë tri pikë përballë Bylisit në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë. Në përfundim të ndeshjes trajneri Edlir Tetova dha prononcimin e tij për RTSH Sport:
“Nuk ka fitore të lehta, bëmë detyrat tona që i kemi punuar në stërvitje. Surprizë ishte që Bylisi erdhi shumë lart në presing, megjithatë gjithçka shkoi mirë më pas. Pas golit të 3-të ishin më të qartë për të shkuar drejt portës, por kemi akoma punë për të perfeksionuar skemën.
Ujka është lojtar polivalent, i pëlqen më shumë të luaj nga e majta, por në manovrat e mia mendoj se na shërben shumë në skuadër. Do ta shohim në pozicione të ndryshme gjatë lojës.
Më shqetësojnë pak rastet e shpërdoruara në fund. Të gjithë duan të bëjnë gola, Redi Kasa vinte nga dëmtimi dhe donte sesbën të shënonte, por duhet të jemi të qetë e të logjikshëm. Edhe Lushkja kështu. Mendoj se rotacioni do t’i bëj mirë të gjithë lojtarëve për të marrë minutat dhe formën e duhur.
Mungesa e golit nga sulmuesët? Patjetër, Vuthaj u bë 3 herë që nuk shënon. Më vjen keq pasi ai shënon rregullisht në stërvitje. I kam thënë që do të vij momenti, mos i kërko me dhunë. Sulmuesi e vuan pasi nga goli vlerësohet”, tha Tetova.