Sunday, December 14, 2025

Tetova rikthehet me fitore në stolin e Egnatias. Rrogozhinasit mundën Dinamon në transfertë 1-2 dhe janë të dytët me një 1 pikë pas Elbasanit kryesues

Lexo

- Reklamë -spot_img

Edlir Tetova, kalon problemet shëndetësore dhe rikthehet në stolin e Egnatias me fitore. Rrogozhinasit kanë marrë një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e sotme duke mundur në transfertë 2-1 Dinamo.

Ndeshja e luajtur në stadiumin kombëtar “Air Albania” të kryeqytetit konfirmoi Egnatian si pretendente serioze për titull. Skuadra e Rrogozhinës u shfaq më cinike në kryeqytet, duke shfrytëzuar me efikasitet maksimal rastet që pati në dispozicion.

Ndryshe nga ndeshjet e mëparshme, Egnatia nuk e dominoi lojën, por goditi në momentet kyçe. Albaneze ishte protagonist absolut, duke realizuar nga një gol në secilën pjesë dhe i dha avantazhin e dyfishtë ekipit të tij.

Dinamo, nga ana tjetër, ishte skuadra që krijoi më shumë raste shënimi, por mungoi saktësia para portës. Portieri Dajsinani zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke ndalur tentativa të rrezikshme nga Bregu, Nani dhe Vila, duke mbajtur të paprekur epërsinë e Egnatias.

Në minutat shtesë të takimit, Qefaliaj shënoi golin e vetëm për dinamovitët. Por rrjeta e tij shërbeu vetëm për statistikë, pasi Egnatia kishte siguruar tashmë fitoren 2-1 në kryeqytet duke mbajtur vendin e dytë në renditje me një pikë pas Elbasanit kryesues.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img